Elshani: Si Polici e pyesim vetën pse Ura e Ibrit është e mbyllur?
Lexohet për: 2 min.
elshani1
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të mbes e mbyllur. Në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e komunës, ai tha se nuk ka arsye në aspektin e sigurisë që ura të mos hapet.

Ai shtoi se bazuar në konstruktin praktik të rrugës, ‘nuk po e kuptojnë arsyen pse Ura e Ibrit duhet të vazhdojë të mbes e mbyllur’.

“Duke marrë parasysh që ne merremi me aspektin e sigurisë, ne nuk kemi më fol diçka më shumë përpos asaj që shpesh po e pyes vetën, si Polici e pyesim vetën se pse kjo urë është e mbyllur? Do të ishte mirë nga me dëgjua pse kjo urë duhet të mbes e mbullur. Sepse nga aspekti i sigurisë nuk ka ndonjë arsye. Nëse është për me sigurua, kishim gjet forma e metoda për të siguruar në mënyra ndryshme. Mirëpo duke para konstruktin praktik të rrugës, të urës, të sheshit Car Lazar, të rrugëve anësore, ne nuk jemi duke e ditur, s’jemi t’u e kuptuar pse”, deklaroi Elshani në këtë takim.

Diskutimi për bashkëpunim ndëretnik në Komunën e Mitrovicës së Veriut po vazhdon në objektin e kësaj komune.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/ministri-krasniqi-eshte-absurde-qe-ura-mbi-lumin-iber-te-vazhdoje-te-jete-e-mbyllur

https://kosovapress.com/atiq-demokratizimi-i-institucionit-komunal-eshte-shume-me-rendesi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024