Qytetarët parashikojnë gjysmëfinalen Francë-Spanjë
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Qytetarët parashikojnë gjysmëfinalen Francë-Spanjë
France-Spanje
14/07/2026 - 09:56
Linku u kopjua

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror 2026 ku do të ballafaqohen Franca dhe Spanja në kërkim të një blete për finale e madhe të 19 korrikut.

Qytetarët në Prishtinë kanë shprehur mendimet e tyre se cila prej këtyre dy skuadrave do të prekin finale.

Muhamet Neziri shprehet se do të dëshironte triumfin e Spanjës, por beson se Franca ka më shumë mundësi për të kaluar në finale. Ai veçon Kylian Mbappen si lojtarin që mund të fitojë edhe garën për golashënuesin më të mirë të turneut.

“Do të kisha dëshirë të fitojë Spanja, por Franca besoj se i ka më shumë shanset. Besoj që Mbappe do ta fitojë çmimin e golashënuesit, sepse është më i saktë dhe po ushtron shumë për t’i arritur ato që i ka në mendje. Yamal është i mirë, por para golit e humb topin, ndërsa Mbappe është më i fuqishëm”, tha Neziri, duke parashikuar një fitore 2-1 për Francën.

Edhe Yzeir Sadiku beson te triumfi i Francës, duke theksuar se kombëtarja franceze ka mundësi reale për ta fituar trofeun pas suksesit në vitin 2018.

Kam dëshirë të fitojë Franca, 2-1 ose 2-0. Spanja boll e ka fituar Botërorin. Tash është mundësia që edhe Franca ta fitojë krejt. Është e mundshme, por Mbappe nuk e ka treguar sa është pritur nga ai. Shumë kush ka pritur më shumë, megjithatë e ka dhënë njëfarë kontributi”, u shpreh Sadiku.

Andreas Steuber, shtetas i Gjermanisë, beson se Franca ka skuadrën më të kompletuar në këtë Kupë të Botës dhe pret një duel të zjarrtë ndaj Spanjës.

Franca do të fitojë sepse mendoj se nga lojtarët kanë ekipin më të mirë në Botëror. Do të jetë një ndeshje shumë emocionuese. Spanja ishte pak me fat në ndeshjen e fundit ndaj Belgjikës, por mendoj se Franca do të fitojë 3-2. Lamine Yamal është shumë i ri dhe ka një potencial të madh për të ardhmen, por këtë herë mendoj se Mbappe do të jetë më i mirë për shkak të përvojës së tij në Kupat e Botës. Ai ka luajtur në Rusi 2018, Katar 2022 dhe gjithmonë ka qenë i jashtëzakonshëm në këto turne”, u shpreh Steuber.

Sebastian, shtetas i Francës, shpreson që kombëtarja e tij të hakmerret ndaj Spanjës pas humbjes në Kampionatin Evropian dhe është pyetur edhe nëse Kylian Mbappe mund ta thyejë rekordin e golave të shënuara në një edicion të Kupës së Botës.

Mendoj se Franca do të fitojë 2-0. Është Dita Kombëtare e Francës dhe është e rwndësishme për Francwn që të fitojë ndaj Spanjës, sepse në Kampionatin Evropian ata mposhtën Francën dhe tani është koha për hakmarrje. Spanja ka lojtarë të mëdhenj Ccucurrela në krah, Pedro Poro, portieri shumë i fuqishëm... Një duel Mbappe kundër Messit do të ishte fantastik dhe shpresoj për një fitore të Francës”, u shpreh Sebastian.

Franca dhe Spanja do të përballen sonte nga ora 21:00 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel ku përballen përvoja e “gjelave” dhe talenti i brezit të ri spanjoll, me Mbappen dhe Yamal që pritet të jenë në qendër të vëmendjes.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026