Sulmet ushtarake në Iran nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë nxitur reagime të ndryshme në mesin e qytetarëve në Kosovë. Disa prej tyre i shohin këto zhvillime si të domosdoshëm për shkak të regjimit aktual në Iran, ndërsa të tjerë potencuan që konflikti më mire të mos kishte ndodhur, shkruan KosovaPress.
Njëri nga qytetarët, Ibrahim Gashi, shprehu mbështetje të plotë për sulmet ajrore tw ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Ndërkaq, Mirsad Krasniqi, tha se megjithëse do të kishte qenë më mirë që luftimet të mos kishin ndodhur, tashmë shpreson që ato të përfundojnë sa më shpejt dhe të sjellin ndryshime për popullin iranian.
“Mirë do të ishte që mos të kishte ndodhur domethënë, mirëpo ja që ndodhi. Urojmë që të përfundojë sa më shpejt edhe masi veç ka ndodhur, të bie ai regjimi i ajatollah Ali Khamenei edhe në njëfarë mënyre edhe populli i Iranit ta fitojë kushtimisht lirinë, sepse nuk ishin të lirë.” – u shpreh Krasniqi.Ato goditën disa vende të rëndësishme, përfshirë kompleksin e udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.
Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra dje, drejtoi Iranin për dekada. Mbështetësit e tij e shihnin si një udhëheqës të devotshëm dhe të mençur, kritikët e tij si një autoritar të pakompromis që e zhyti Republikën Islamike drejt izolimit të thellë ndërkombëtar. Vitet e tij të fundit si udhëheqës suprem u njollosën nga protesta masive dhe nga një shtypje brutale që la mijëra demonstrues të vdekur.