Qeveria: Ndahen 16 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike dhe miratohet marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua
Qeveria ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1. dhe4. të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2022, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023 (MFPT).
Në mbledhjen e qeverisë, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vlera e kësaj mase është në vlerë prej 16 milionë eurove.
Gjithashtu, në mbledhjen e saj, Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë (MM).
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar se çfarë përfshin kjo marrëveshje.
Ai tha kjo marrëveshje mundëson shkëmbimin e personelit si dhe edukimin ushtarak që është në interes të dy palëve.