Vetëm deri të martën, më 4 shkurt, mediat vendore dhe ndërkombëtare do të mund të paraqesin aplikimin e tyre për t’u akredituar dhe për të pasur të drejtën që të raportojnë nga vendvotimet, në ditën e zgjedhjeve.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më tani ky institucion ka pranuar dhjetëra kërkesa nga media të ndryshme për akreditimin e qindra përfaqësuesve të tyre.
Sipas Elezit, akreditimi është i domosdoshëm për shkak se krijon qasje në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, por edhe në proceset pas 9 shkurtit, siç është numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që zhvillohet në Qendrat Komunale të Numërimit apo në proceset tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://apliko.kqz-ks.orgHapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org .
Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar.