Memli Krasniqi prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Memli Krasniqi prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë në garën zgjedhore të 9 shkurtit.

Ai përmes një video-adresimi tha se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra,  por një ekip fitues për një Kosovë më të mirë.

“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se suksesi i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është i garantuar me këtë listë të prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

“Përkushtimi dhe mbështetja juaj janë të pazëvendësueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Urime të gjithë kandidatëve tanë!  Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe të prirë nga kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, suksesi ynë është i garantuar”, tha Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025