Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 1-5 qershor 2026, duke bërë të ditur se java do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave konvektive që vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht edhe breshër.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.
Edhe të martën moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje lokale të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.
Të mërkurën parashihen intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vende-vende mund të ketë riga të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 27 gradë Celsius.Ndërkaq, të premten pritet mot më i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.
IHMK njofton se cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë gjatë gjithë javës, por indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të jetë i lartë. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell.