"Përplasja" me Ramën, Basha: I paskrupullt, shpifi dy herë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
"Përplasja" me Ramën, Basha: I paskrupullt, shpifi dy herë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, deklaroi të martën se aksidenti në autostradën Ibrahim Rugova, ku si pasojë humbi jetën një grua, nuk ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut, porse për zbardhjen e plotë të rastit duhet pritur përgjigjen e policisë.
Këto komente Basha i bëri teksa u pyet nga gazetarët lidhur me përplasjet në rrjetet sociale që ka pasur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për çka tha se i njëjti sipas tij ka shpifur dy herë radhazi.
“S'kemi pasur përplasje, ka pasur shpifje prej kryetarit Rama. Dy shpifje radhazi. E para ka qenë se aksidentin l, ka dashur me ia mvesh dheut në autostradë. Siç e dini, aty rruga ka qenë e pastruar, nuk ka ardhur si pasojë e dheut. Prandaj është shpifja e parë. Dhe shpifja e dytë e tij, të kryetarit Rama, gjithashtu është diçka që është e papranueshme, kur mundohet me politizu me tragjedinë në rrugë”, tha ai pas përurimit të rikontruktimit të rrugës rajonale Arllat-Malishevë.
Basha tha se në vend politizimit duhet ngushëlluar familja, derisa e quajti “paskrupullt” të parin e Prishtinës.
“Kjo është e papranueshme. Duhet me i lënë të ndjerin dhe familjen e tij të qetë. Me i uru ngushëllime, po s'ka qenë si pasojë e dheut në autostradë. Prandaj, unë refuzoj, unë s'kam reagu për shkak se duhet me prit raportin e policisë, që pastaj ajo tregon të gjithë të vërtetën. Por këto politizimet me vdekjet në rrugë është e papranueshme për gjithkënd. Nuk mundemi me u marrë me njerëzit e vdekur në rrugë edhe pastaj me i politizu ato. Këtë e bën kryetari, është i paskrupullt, por nuk është që pres më mirë prej tij”, tha Basha.
Polemikat mes Dimal Bashës dhe Përparim Ramës erdhën pas reagimit të këitj të fundit lidhur me aksidentin që ndodhi të dielën.
“Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandes së vet. Për çdo deshtim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagande meritat i merr vetë. Një pushtet që investon më shumë në propagande sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfagëson ndryshimin që premtoi. Ai perfagëson arrogancen, paaftesinë dhe kulturën e justifikimeve te pafundme, ndërsa pasojat i paguajnë qytetarët me jetën e tyre dhe me taksat e tyre”, pati Rama në rrjet social.
Ndërsa, Basha iu kundëpëegjigj se ai u bë ministër nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, e Rama nga pazaret e natës me PDK-në.
“Mu m'ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s'lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n'burg!”, ka shkruar Basha në Facebook.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.