Qendrat e votimit në Leposaviq u hapen me pesë minuta vonesë, ja arsyeja
Lexohet për: 2 min.
leposaviq
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Me pesë minuta vonesë janë hapur dyert e vendvotimeve në qendrën më të madhe në Leposaviq. Ende asnjë qytetarë nuk ka ardhur për të votuar në këtë qendër për procesit zgjedhor. Në objektin e komunës se Leposaviqit kanë të drejtë vote mbi 3400 votues.

Kryesuesi i një vendvotimi në këtë qendër, Artan Mezeraja tha se vonesa prej pesë minutave ka ndodhur për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor.

Në fletëvotimin në Leposaviq shkruan "A pajtoheni që Lulzim Hetemi të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës së Leposaviqit?".

Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë se paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ te hartuar nga qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri. /Sh.Pajaziti/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025