Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të enjten se vendi i tij ka kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e rajonit ukrainas të Luhanskut.
Po ashtu, ai tha se shteti që ai u udhëheq menaxhon më shumë se 85 për qind të rajonit të Donetskut dhe rreth 80 për qind të atij të Zaporizhias.
“Vetëm kohët e fundit, nuk do ta përmend numrin e vendbanimeve tani, pasi kam frikë se mund të gaboj, por ushtria ruse ka vënë nën kontroll rreth 2.440 kilometra katrorë. Ofensiva po zhvillohet çdo ditë”, tha ai, transmeton AA, përcjellë KosovaPress.
Putin e pranoi se sulmet me dronë nga Ukraina po shkaktojnë dëme brenda territorit rus, por shtoi se Kievi nuk disponon llojet e armëve që ka në përdorim ushtria e tij.Në të njëjtën kohë, shefi i Kremlinit tha se “Rusia është pa dyshim e gatshme dhe dëshiron të arrijë një marrëveshje me Ukrainën përmes mjeteve paqësore”, duke iu referuar marrëveshjeve të Anchorage, të cilat sipas tij i kishte arritur me presidentin amerikan Donald Trump në vitin 2025 në shtetin amerikan të Alaskës.
Putin shtoi se Moska është e gatshme të bëjë “lëshime”, ndërsa theksoi se lufta mund të përfundojë në një të ardhme të afërt nëse Ukraina pajtohet me kompromiset e propozuara.