Putin premton armëpushim në Ukrainë, këto janë dy kushtet e tij
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paraqitur ato që ai tha se ishin parakushtet e Rusisë për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Ai tha se Rusia do të ishte gati për bisedime të tilla "nesër" nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Ukraina heq dorë nga planet e saj për t'u bashkuar me NATO-n.

Nëse Ukraina do të pranonte këto kushte, ai tha se Rusia do të pushonte zjarrin dhe do të fillonte negociatat.

“Kushtet janë shumë të thjeshta”, tha ai.

"Sapo Kievi të thotë se janë gati për një vendim të tillë dhe të fillojnë tërheqjen reale të forcave nga këto rajone dhe të deklarojnë zyrtarisht refuzimin e planeve për t'u anëtarësuar në NATO, nga ana jonë, menjëherë, fjalë për fjalë në të njëjtën minutë, do të vijë një urdhër për të ndalur zjarrin dhe për të filluar negociatat”, tha ai.

"Ne do ta bëjmë atë menjëherë. Natyrisht, ne do të garantojmë tërheqjen e pandërprerë dhe të sigurt të forcave ukrainase", shtoi presidenti rus.

Duhet të theksohet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është zotuar të çlirojë të gjitha rajonet e pushtuara nga kontrolli rus - dhe vetë tha se të gjitha forcat ruse duhet të largohen nga Ukraina si kusht për çdo marrëveshje paqeje.

Putin ka thënë gjithashtu se avancimi i ushtrisë së tij drejt kryeqytetit ukrainas Kiev në vitin 2022 kishte për qëllim të detyronte Ukrainën të pajtohej me një marrëveshje paqeje.

Ai pretendoi se nuk kishte asnjë qëllim për të sulmuar Kievin. /SkyNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024