U publikua raporti i Fondit për të Drejtën Humanitare "Gjykimi në mungesë për krime lufte: midis statistikave dhe realitetit të drejtësisë", mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Nga të gjithë folësit u theksua mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për t'i ekstraduar në Kosovë të dyshuarit serbë për krime lufte.
“Rritja e aktkuzave pasqyron rezultate reale, por ngre një pyetje thelbësore sipas mendimit tim. Edhe pse shtimi i aktakuzave mund të sugjerojë aktivitet institucional dhe përparim, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se po vihet drejtësia në vend”, tha Sprecher.
Ndërsa, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare vuri në dukje të dhënat e këtij raporti.Ndërsa, Valon Kurtaj nga Departamenti special që merret me gjykimin e krimeve të luftës në Gjykatën e Apelit vlerësoi se vitet e fundit dhe sistemi i drejtësisë ka pasur zhvillim historik.
"Pas luftës ne nuk kishim kompetenca t'i trajtonim çështjen e gjykimit të krimeve të Serbisë. Kjo ishte kompetencë ekskluzive e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. U ngritën pak e hiç akuza dhe raste, me rastin e transferimit e kompentencave tek institucionet vendore, u transferuan edhe shumë raste që ishin nën hetime", tha Kurtaj.
Gjykimi në mungesë i të dyshuarve për krime lufte është ngritur si shqetësim edhe herave të tjerave dhe njëkohësisht është kërkuar bashkëpunimi me Serbinë.