Publikohet pasuria e Kurtit, këto janë kursimet e tij dhe të ardhurat vjetore
Lexohet për: 1 min.
1 .Albin Kurti 2022 (23)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Shefi i ekzkutivit, Kurti ka deklaruar para të gatshme në bankë në vlerë prej 119.58 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 250 mijë euro në afat për 24 vitesh, e marrë në emër të blerjes së banesës.

Nga të hyrat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit merr 16,647.69 euro në vit, ndërsa ka thënë se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të premten regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024