Publikohen të gjitha shpenzimet për udhëtime që deputetët i kanë bërë nga viti 2011
Lexohet për: 2 min.
Seanca e pare e sesionit te vjeshtes (7)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet për udhëtimet e deputetëve që nga viti 2011 e deri në vitin 2021.

Nëpërmjet një njoftimi është sqaruar se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës më 10 tetor 2011.

“Bazuar në interesimin dhe kërkesat e shumta të mediave për qasje në shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, në vazhdimësi të transparencës si dhe në funksion të interesit publik, gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën e lartcekur. Sqarim: Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Raportet i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://kuvendikosoves.org/shq/per-publikun/lajmi/shpenzimet-e-udhetimit-te-deputeteve-te-kuven-28838/?fbclid=IwAR0eEgywDRHof-9xbxDw39LFPLAzPsDmHWQLBn1Vj4pErBCpw4qGyfutZkU

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025