PSG rikthen epërsinë ndaj Chelseat
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PSG rikthen epërsinë ndaj Chelseat
dembele
11/03/2026 - 21:43
Linku u kopjua

Spektakli në "Parc des Princes" vazhdon, me Ousmane Dembele që ka rikthyer Paris Saint-Germain në avantazh 2-1 në minutën e 37-të. Francezi nuk fal brenda zonës, duke dërguar një goditje të fuqishme pas shpinës së portierit të Chelseat, pas një periudhe dominance të gjatë të vendasve.

PSG po e kontrollon plotësisht ritmin e lojës me një zotërim topi mbresëlënës (63%), duke i detyruar "Blutë" e Londrës të mbrohen me vështirësi.

Chelsea, i cili sapo ishte rikthyer në lojë me barazimin e Malo Gustos, po vuan presionin e vazhdueshëm dhe agresivitetin e mesfushës franceze, ndërsa Dembele vërtetoi edhe një herë se mbetet njeriu i momenteve vendimtare në Champions League.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026