PSG – Arsenal, barazohet rezultati
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PSG – Arsenal, barazohet rezultati
Në pjesën e dytë të finales vendimtare të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet sot, PSG përmes penalltisë ka arritur ta brazojë rezultatin ndaj Arsenalit.
Dembele shënoi nga pika e bardhë, në minutën e 62-të të ndeshjes, për rezultatin 1-1, derisa penalltinë e shkaktoi Christian Mosquera.
Në pjesën e parë, Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së, sulmuesi Kai Havertz arriti epërsinë pas gjashtë minutave lojë pas një aksioni të shpejtë.
Pas një gabimi të Marquinhos, Havertz mori topin dhe me një goditje të fuqishme e la portierin e PSG-së plotësisht të shtangur
Goli erdhi si pasojë e gabimit të Marquinhos, kur Havertz e fitoi topin dhe me një goditje të duqishme la portierin e PSG-së , të shtangur.
Derisa kishte një rast të dyshimt ku PSG-ja kërkoi penallti, duke pretenduar për një prekje të topit me dorë nga Bukayo Saka, por gjyqtari vendosi të mos e rishikoi.
Përvoja mund të rezultojë vendimtare. PSG e di se çfarë duhet për të fituar një finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa shumë lojtarë të Arsenalit do ta përjetojnë për herë të parë një ndeshje të këtij niveli.
KosovaPress