Zyrtare, anulohet Finalissima 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare, anulohet Finalissima 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës
yamal
15/03/2026 - 19:51
Linku u kopjua

Ndeshja tejet e pritur mes kampionëve të Evropës dhe të Amerikës Latine, e planifikuar për t'u zhvilluar në Katar, është anuluar zyrtarisht.

Shkak për këtë vendim janë bërë tensionet e fundit në Lindjen e Mesme dhe dështimi i palëve për të gjetur një marrëveshje mbi lokacionin e ri. Ndonëse Spanja ishte e gatshme të luante në "Santiago Bernabéu" dhe të pranonte fitime më të vogla, Argjentina refuzoi opsionin e Madridit, duke insistuar që ndeshja të luhej në tokën argjentinase ose me kushte financiare që nuk u pranuan nga UEFA.

Përveç mospajtimeve financiare dhe logjistike, raportohet se trajneri Lionel Scaloni kishte rezervat e tij teknike, duke u frikësuar se një humbje e mundshme (ngjashëm me atë 6-1 të vitit 2018) mund të dëmtonte moralin e skuadrës para Botërorit 2026.

Tashmë, sytë e tifozëve mbeten te Kupa e Botës, ku një përballje e mundshme mes Lionel Messi-t dhe Lamine Yamal-it do të ishte skenari më i ëndërruar, me Spanjën që aktualisht shihet si favorite e lehtë falë formës së tyre teknike dhe dominimit në zotërimin e topit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026