Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik të hënën ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Socialdemokratët para hyrjes së objektit të ekzekutivit, vendosën një shportë me qershia të prishura, derisa në mënyrë ironike krahasuan kryeministrin Albin Kurti me personazhin e Nastradinit nga anekdotat e vjetra.
“Barsoleta me qershinë është tallje me hipokrizinë. Me këtë hipokrizi që përkon me dialogun e fundit dhe krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar, e për të cilat ka thënë se do t’i rinegociojë ose rrëzoj krejt. Keni një situatë kur është vazhdimësi e dialogut të vjetër që nuk mundet të ketë një epilog më ndryshe sesa që kemi parë deri tash”, tha ajo.
Derisa vijoi të sqarojë barsoletën me qershitë, Rrusta tha se kjo është tallja me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.
Partia Socialdemokrate edhe në të kaluarën ka ndërmarrë aksione të tilla simbolike, varësisht prej kauzave të tyre politike.