PS merr shumicën e bashkive, Rama: Të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo
Lexohet për: 2 min.
Edi Rama
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpalli fitoren e partisë së tij për zgjedhjet e mbajtura të dielën, ku PS mori shumicën dërrmuese të bashkive.

Bashkë me strategun e fushatës së tij elektorale Endri Fuga, 24-orë pasi Partia Socialiste korri një tjetër rekord elektoral në zgjedhjet lokale të 14 majit, Rama tha se do të angazhohen si asnjëherë më parë për të qëndruar përballë sfidës së marrë nga besimi i madh i qytetarëve.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo... Tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin, ne do të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata, jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore”, tha Rama.

https://kosovapress.com/admin/problemi-me-pajisjet-elektronike-kqz-urdheron-regjistrim-manual-te-votuesve/

Sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, kryeministri shqiptar fajësoi KQZ-në për vonesa, derisa përmendi edhe dështimin e pajisjeve elektronike.

https://kosovapress.com/admin/shkodra-sra-por-eshte-ngritur-beci-do-punoj-per-te-gjithe-shkodranet/

Ai paralajmëroi një tur falënderimesh në të gjithë Shqipërinë të cilin tha se do ta nisë nga Shkodra.

https://kosovapress.com/admin/zgjedhjet-ne-shqiperi-kerkohet-reformimi-i-opozites/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025