Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) ka promovuar romanin “Eskadronët e vdekjes”, të autorit Bardhyl Mahmuti. Ky libër u vlerësua i domosdoshëm në Kosovë, pasi përmes rrëfimeve sjellën fakte të dokumentuara në lidhje me gjenocidin e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Autori i librit, Bardhyl Mahmuti, tha se qëllimi i botimit të këtij libri ishte që të ndriçohet e vërteta e gjenocidit serb në Kosovë. Ai shtoi se preokupim i kahershëm i tij ka qenë që e vërteta e krimeve serbe në Kosovë të dokumentet, arkivohet dhe përkthehet në sa më shumë gjuhë të huaja.
Ndërkaq, kryetari i LShK-së, Shyqri Galica, tha se këto romane i kanë munguar Kosovës, ku dokumentohen krimet serbe në Kosovë.
Në anën tjetër, poeti Xheladin Mjeku, tha se libri “Eskadronët e vdekjes”, ka rrëfime të ngjarjeve makabre të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.