Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.
Sipas prokurorisë, rasti është iniciuar sot dhe lidhet me dyshimet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, të paraparë me nenin 121, në lidhje me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Prokuroria nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit apo personat e dyshuar, ndërsa Presidenca e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të presidentes Vjosa Osmani.
Në reagimin e Presidencës thuhet se ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike.
Deklaratat e tij për situatën kushtetuese në vend shkaktuan reagime dhe interpretime të shumta.
Por, ish-veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se nuk ka kërcënuar askënd dhe se gjithçka që ka thënë ishte vetëm një shembull hipotetik.
Sipas Gecit, deklarata e tij ishte vetëm një krahasim hipotetik për të shpjeguar një situatë të mundshme.