Prokuroria siguron urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave, kjo është vlerë milionëshe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prokuroria siguron urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave, kjo është vlerë milionëshe
Prokuroria Prizren1234
Foto Ilustruese
04/05/2026 - 14:18
Linku u kopjua

Në një proces hetimor që është duke vazhduar, Prokuroria Themelore në Prizren është duke trajtuar një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milionë euro.

“Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit. Në kuadër të hetimeve, prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim.

Në fund ajo bën të ditur se rasti është duke vazhduar të hetohet dhe publiku do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026