Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime në lidhje me njërën ndër masakrat më të tmerrshme të kryera ndaj shqiptarëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, atë në Dubravë dhe deri më tash është ngritur një aktakuzë dhe janë 40 të pandehur të tjerë.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në 25-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, ka thënë se institucionet e drejtësisë në vend do të angazhohen në maksimum për sjelljen e autorëve të kësaj masakre para drejtësisë. Njëri nga të mbijetuarit e masakrës Njazi Kryeziu thotë se e ka ende të freskët momentet e tmerrit të përjetuar.
Masakra në Burgun e Dubravës është kryer prej datës 19-24 maj 1999. Brenda burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.