Prokuroria Themelore në Prizren kërkoi nga Gjykata Themelore në këtë qytet masën e paraburgimit 30 ditësh ndaj të pandehurve U.Z., dhe K.K., të cilët janë në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Komunikata:
Sipas kërkesës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë bankarë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar autorizimet e tyre me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke dëmtuar të dëmtuarën R.L. nga Prizreni. I pandehuri U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të kredisë nuk e ka njoftuar të dëmtuarën dhe ka liruar mjete financiare në shumë prej 24,000 euro nga llogaria e saj pa dijeninë e saj, ndërsa i pandehuri K.K., në cilësinë e analistit të kredisë, ka ekzekutuar transferin e mjeteve në llogaritë e dy bizneseve nga 12,000 euro për secilin.
Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur, të dëmtuarën e kanë ngarkuar me kredi fiktive në vlerë prej 25,000 euro dhe procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligji