E rëndë në Novobërdë, dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
E rëndë në Novobërdë, dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri
policiaa-29
02/05/2026 - 09:53
Linku u kopjua

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në fshatin Parallovë të Novobërdës.

Ai është gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij, derisa dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Sipas informacioneve zyrtare, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore si dhe prokurori i shtetit.

Gjatë ekzaminimit në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026