Prokurori i Shtetit e konfirmon ligjshmërinë e FC Liria (FOTO)
Lexohet për: 1 min.
17-Liria
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokurori i Shtetit e ka konfirmuar ligjshmërinë lidhur me klubin e Lirisë, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë skuadra prizrenase.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar zyrtarët e Lirisë lidhur me kallëzimin penal për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e autorizimeve, se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer vepër penale, raporton KosovaPress.

“Të enjten, Prokurori  i Shtetit, njoftoi zyrtarët e FC Liria, lidhur me hudhjen e Kallëzimit penal, lidhur me dyshimet  për keqpërdorim të autorizimeve, duke konstatuar se:" nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer vepër penale, e as ndonjë vepër penale tjetër që ndiqet sipas detyrës zyrtare".

Më tej, në shkresë thuhet se :Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve DHKEK-NJRHKEK, në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka paraqitur kallëzim penal më 28.07.2023, kundër të dyshuarit Qemal Krasniqi, lidhur me dyshimet për keqpërdorim  të autorizimeve,..

Në arsyetim, shkruan se dyshimi ka qenë lidhur me dhënjen në menaxhim privat të klubit”, shkruante në komunikatën e Lirisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025