Projekti për Plazhin e Madh, kryetari i Ulqinit: Mbrojtja e të drejtave tona ka sakrificë
Lexohet për: 5 min.
Dëgjoje me zë...
Projekti për Plazhin e Madh, kryetari i Ulqinit: Mbrojtja e të drejtave tona ka sakrificë
09/05/2025 - 09:24
Linku u kopjua
“Jemi të gatshëm të sakrifikojmë edhe individualisht”, thotë kryetari Genci Nimanbegu, për Plazhin e Madh të Ulqinit. Ai thekson se do të vazhdojnë të mbrojnë plazhin prej 13 kilometrave, i cili është paraparë që t’i jepet me qira për 99 vjet një investitori arab. Në rast se realizohet projekti i kompleksit turistik dhe banesor që po propozohet nga qeveria në Mal të Zi, Nimanbegu thotë se qytetarët e Ulqinit do të largohen nga trojet e veta.
Kundër këtij projekti, ditë më parë është protestuar para Kuvendit të Malit të Zi, me thirrjen se “Ulqini nuk është në shitje”.
Nëse realizohet ky projekt do të ketë rritje të madhe në numrin e turistëve në Ulqin. Me zhvillimin e turizmit poashtu do të shohim zhvillim në fushën e teknologjisë duke sjellur në treg Internet eSIM i cili mundëson të gjithë turistët të kenë lidhje në internet të shpejtë në pajisjet e tyre kudo që janë duke udhëtuar nëpër botë. Njëra ndër sukseset më të mëdha të këtyre lloj shërbimeve është operatori eSIM thirr.com i cili ofron pako me çmim mjaftë të arsyeshëm duke filluar nga €1.99. Ky çmim është shumë i mirë pasi që kur krahasohet me tarifat e internetit roaming mund të shihet diferenca shumë e madhe. Turistët janë mjaftë të kënaqur me këtë shërbim pasi që ju mundëson të kenë çasje në rrjet gjatë udhëtimeve të tyre. Nëse ju keni bërë plane që pushimet e juaja të radhës t'i shpenzoni në Malin e Zi atëherë merrni pakon eSIM Mali i Zi për të qenë të lidhur në internet gjatë pushimeve tuaja. Ju po ashtu mund të keni vendosur se gjatë sezonës në vijim do të jeni në Kosovë për të vizituar familjarë, për të udhëtuar në bjeshkët e freskëta të Kosovës apo edhe për t'i vizituar ndërsat e lashta historike të këtij vendi. Sidoqoftë, për ta përmirësuar eksperiencën tuaj në Kosovë, merrni pakon eSIM Kosova e cila ju mundëson internet të shpejtë në të gjithë territorin e Kosovës. Destinacioni juaj i rradhës mund të jetë edhe jashtë Europës dhe nëse jeni duke bërë plqane pvr ta vizituar shtetin e Turqisë, qoftë për arsye shëndetsore, arsye pune, vizita të monumenteve të shenjta apo vetëm për argëtim në bregdet me familje apo shoqëri, atëherë merrni pakon eSIM Turqi . Ju mund të keni menduar edhe udhëtimin në njërën nga shtetet e SHBA dhe nëswe tshmë keni vendosur, atëherë merrni pakon eSIM Amerika për lidhje në valë të shpejta të internetit 4G dhe 5G në të gjitha 50 shtetet e Amerikës.
Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu derisa flet për KosovaPress thotë se këtë projekt e kundërshton komuna, opozita në nivel shtetëror dhe ambientalistë.
“Problemi i Plazhit të Madh është një problem i krijuar nga vet kryeministri Spajiq dhe nga shumica parlamentare dhe unë si kryetar komune u jam shumë mirënjohës subjekteve politike në komunën tonë, qoftë pozitë qoftë opozitë që njëzëri kemi marrë qëndrim që nuk e pranojmë një lloj shitje të Plazhit të Madh ndaj investitorëve të cilët as që kanë të bëjnë me investimin në hoteleri por në patundshmëri', thotë ai.
"Kuvendi i Malit të Zi e ka aprovuar marrëveshjen me të cilën do të mundësohet kjo punë por shihni që edhe komuniteti jonë, edhe shoqatat joqeveritare këmbëngulim që kjo në votimin e dytë të mos kalojë. Presim edhe nga Bashkimi Evropian mendimin që ky është një hap i cili do të ngadalësojë integrimin e Malit të Zi në Unionin Evropian, për arsye se i anashkalon ligjet mbi prokurime publike, mbi pronë shtetërore, madje edhe Kushtetutën e Malit të Zi e vënë në rend të dytë”, shton Nimanbegu.
Një pjesë të perlës së Plazhit të Madh të Ulqinit, qeveria e Malit të Zi ka planifikuar që t’ia japë me qira për 99 vjet një investitori arab.
Kjo marrëveshje me Emiratet u nënshkrua nga kryeministri Millojko Spajiq.
“Ne nuk do të ndalemi duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve tanë, por në rend të parë të fëmijëve tanë. Sepse nëse do të realizohet ky plan do të thotë që gjithë kjo zonë do t’i jepet një investitori të panjohur, apo të njohur, nuk ka rëndësi, për 100 vite pa para, me mundësi që të ndërtohen banesa, dhe kjo do të simbolizojë largimin e qytetarëve të Ulqinit nga trojet e veta sepse kjo është ekonomia jonë dhe qëndrimi im dhe qëndrimi i gjithë ekzekutivit, këshilltarëve është unik që të mos lejojmë këto hapa”, thotë ai.
Nimanbegu thotë se nuk do të heqin dorë për “mbrojtjen e Plazhit të Madh të Ulqinit”.
“Edhe nëse do të ndodhë votimi i dytë nuk do ta lejojmë, qoftë edhe fizikisht. Jemi të vetëdijshëm që mbrojtja e të drejtave tona ka sakrificë dhe jemi të gatshëm, qoftë edhe individuale, sakrificë edhe materiale sepse askujt nuk i konvenon që gjatë sezonit veror të mbahen protesta apo gjatë sezonit turistik të merren hapa të cilat me qeverinë do t’i ashpërsojmë. Por siç edhe e kam thënë, kryeministrit Spajiq i dëshiroj një pension politik shumë të shpejt, sepse si kryeministër është një dëshpërim i madh për Malin e Zi”, shton ai.