Probleme me rrymë, rreth 50 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Probleme me rrymë, rreth 50 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar
trepca_
14/05/2026 - 09:58
Linku u kopjua

Problemet teknike me energjinë elektrike kanë lënë të ngujuar për disa orë 50 minatorë në minerën “Trepça” në Stan Tërg, derisa një pjesë e tyre tashmë kanë arritur të dalin nga aty.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi.

“Sipas informatave që kemi, një pjesë e minatorëve kanë arritur të dalin”, deklaroi Januzi.

Edhe drejtori i minierës në Stan Tërg, Shyqyri Sadiku, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se minatorët kanë mbetur të bllokuar që nga ora 01:30 pas mesnate.

“Shumica kanë dalë. Aktualisht 18 minatorë janë ende brenda, por jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje alternative. 50 minatorë kanë qenë brenda”, tha Sadiku.

Ai shtoi se gjendja shëndetësore e minatorëve të ngujuar është stabile.

KosovaPress ka kontaktuar edhe menaxhmentin e “Trepçës” për më shumë detaje, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që minatorët në Stan Tërg përballen me situata të ngjashme.

Më 26 janar 2026, minatorët e ndërrimit të dytë në minierën “Trepça” kishin mbetur të ngujuar për 6 deri në 7 orë në ‘zgafellë’ për shkak të mosfunksionimit të liftit si pasojë e një defekti me energjinë elektrike.

Ndërsa më 11 janar 2026, pesë pompistë kujdestarë kishin mbetur të bllokuar për rreth nëntë orë në minierën e Stan Tërgut, po ashtu si pasojë e problemeve teknike me rrymën elektrike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026