Ka përfunduar ndeshja mes klubit të basketbollit Prizreni 16 dhe atij të Teutës, përballje kjo e vlefshme për vendin e tretë të Ligës Unike.
KB Prizreni 16 ka arritur ta mposht Teutën e Durrësit me rezultat bindës 106:89, kështu duke e përfunduar këtë edicion në pozitën e tretë mbarëkombëtare, përcjell KosovaPress.
Çereku i parë ishte paraqitja e vetme e mirë e basketbollistëve durrsakë, ku Prizreni arriti të kthehet në lojë në çerekun e dytë, ku e mbylli me rezultat 22:30, ndërsa vazhdoi paraqitjen e mirë edhe në çerekun e tretë ku semafori tregonte rezultatin 28:17, ndërsa në çerekun e fundit të dy skuadrat shënuan nga 27 pikë.
Në përfundim, me rezultatet 21:16, 22:30, 17:28, 29:32, Prizreni e blindon pozitën e tretë në Ligën Unike duke e mposhtur me shifrat 106:89 Teutën.
Në anën tjetër, te Teuta basketbollistët më të mirë ishin Nasir Core me 21 pikë e shtatë asistime dhe Kyle Beisch me 19 pikë.
Pavarësisht se fitoi pozitën e tretë në Ligën Unike, Prizreni 16 do të arkëtojë shumën e 3,000 eurove njëjtë sikurse Teuta, si shpërblim për arritje deri në gjysmëfinale.