Pritet të dënohet personi i katërt në lidhje me vdekjen e aktorit Matthew Perry
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pritet të dënohet personi i katërt në lidhje me vdekjen e aktorit Matthew Perry
Perry 1
13/05/2026 - 12:20
Linku u kopjua

Një këshilltar i licencuar për varësinë, Erik Fleming, pritet të dënohet të mërkurën për rolin e tij në vdekjen e aktorit Matthew Perry në vitin 2023.

Prokurorët kërkojnë 2.5 vjet burg, ndërsa mbrojtja vetëm 3 muaj burg dhe trajtim për varësi, duke theksuar bashkëpunimin e tij dhe rehabilitimin. Fleming, i cili është deklaruar fajtor për shpërndarje të ketaminës me pasojë vdekjeje, kishte lidhur Perry me shpërndarësen Jasveen Sangha, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, e dënuar më herët me 15 vjet burg.

Sipas hetimeve, Fleming siguronte ketaminë nga Sangha, e shiste me fitim dhe ia dorëzonte asistentes së Perry-t, i cili po kërkonte më shumë substancë për trajtim të depresionit jashtë kontrollit mjekësor. Pak ditë para vdekjes, Perry kishte marrë 25 flakonë për 6,000 dollarë. Më 28 tetor 2023 ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angjelos; ekspertiza konfirmoi ketaminën si shkakun kryesor, sipas AP.

Fleming përballet me deri në 25 vjet burg, por pritet dënim më i ulët për shkak të bashkëpunimit me autoritetet, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026