Komuna e Prishtinës ka nisur të enjten rrënimin e një shtëpie në zonën e njohur si “Rruga A”, objekt që sipas autoriteteve komunale paraqiste rrezik për shembje.
Ekipet komunale dolën në terren me makineri për zbatimin e vendimit, ndërsa në vendngjarje ishin të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës dhe Zjarrëfikësve.
Një fqinj i familjes pronare, Fadil Krasniqi, tha se objekti duhej të vlerësohej nga ekspertët para se të merrej vendimi për rrënim.
“Unë s'jam pronar i asaj shtëpie, e kam fqinjë. Pronari ka thënë: "Hajde matne ju. Vlerësojeni, rrëzojeni, s'jam me rreziku kërkon." Ata pa pronë... Kjo fizikaliteti me origjinën në gjykatë, thërret në gjykatë, po i rri frikë gruas kështu, pronares së shtëpisë. Është e sëmurë, s'mundet me shku. Gjykata u ka lajmëru mos me prek shtëpinë. Këta erdhën e rrëzuan. Pronari ka thënë "Rrëzojeni, veç vendin matne, të kam dëshmi. Është e rrezikshme" shtëpia. Mbi rrezikim, për këtë”, tha ai.Fqinji kundërshtoi gjithashtu pretendimet se prona i takon komunës, duke thënë se sipas dokumenteve që posedon familja, objekti nuk është pronë komunale.
Gjatë deklarimit për media, ai ngriti dyshime edhe për planet urbanistike në zonë, duke pretenduar se në të ardhmen aty mund të ndërtohen objekte banesore.