Hysen Durmishi nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hysen Durmishi nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Hysen Durmishi, bën të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje. E falënderoj Kryeministrin për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, shkruan Durmishi.
Ai u shpreh i bindur se LVV do të shënojë fitore bindëse në zgjedhje, madje sipas tij, me rezultat më të lartë se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
Durmishi theksoi se angazhimi i tij politik do të vazhdojë edhe gjatë fushatës zgjedhore.
“Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë”, shkruan ai.
Sonte është afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në KQZ.
Durmishi, në legjislaturën e X të Kuvendit të Kosovë ishte deputet i LVV-së. Para kësaj, Durimishi ka ushtruar detyrën e zëvëndësministrit të Infrastrukturës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.