Prishtina mirëpret talentet e Beach Volley, starton kampionati U20
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina mirëpret talentet e Beach Volley, starton kampionati U20
Volejboll
10/07/2026 - 14:12
Linku u kopjua

Ka nisur sot Kampionati i Kosovës në Beach Volley për grupmoshën U20, me zhvillimin e garave në kategorinë e vajzave në fushat e Beach Volley pranë Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë.

Pas procesit të verifikimit të ekipeve, takimit informativ dhe tërheqjes së shortit, volejbollistet zbritën në rërë për të zhvilluar ndeshjet e para të kampionatit, duke shënuar hapjen zyrtare të garës.

Kampionati do të vazhdojë edhe nesër, më 11 korrik, kur garave do t’u bashkohen edhe djemtë, duke e kompletuar programin e edicionit U20 dhe duke sjellë përballje të tjera në garën për titujt e kampionëve të Kosovës në Beach Volley.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026