Prishtina mirëpret sërish garat botërore të pingpongut
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina mirëpret sërish garat botërore të pingpongut
Pingpong
08/05/2026 - 10:03
Linku u kopjua

Prishtina do të jetë sërish nikoqire e dy prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të pingpongut, pasi Federata e Pingpongut e Kosovës po përgatitet të organizojë për të tretin vit me radhë turnetë “WTT Youth Contender Prishtina 2026” dhe “WTT Feeder Prishtina 2026”.

Turneu “WTT Youth Contender Prishtina 2026” do të mbahet nga 22 deri më 25 maj, ndërsa “WTT Feeder Prishtina 2026” nga 27 deri më 31 maj. Në këto gara pritet të marrin pjesë rreth 600 pjesëmarrës nga 46 shtete të ndryshme të botës, përfshirë sportistë, trajnerë, gjyqtarë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të World Table Tennis.

Federata e Pingpongut e Kosovës vlerëson se organizimi i këtyre ngjarjeve është dëshmi e rritjes së vazhdueshme të pingpongut në vend dhe e besimit që komuniteti ndërkombëtar ka ndaj Kosovës për organizimin e eventeve të nivelit të lartë.

Përmes këtyre turneve, Prishtina pritet të bëhet edhe një herë qendër e pingpongut ndërkombëtar, duke mbledhur talente dhe emra të njohur të këtij sporti, si dhe duke promovuar Kosovën në arenën sportive ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026