Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bar sintetik në Gjilani, Drita e ka shkatërruar Dukagjinin duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, fitore regjistroi edhe skuadra e Llapit, e cila si vendase e mposhti 2:1 Trepçën ’89. Golat për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan Festim Alidema (minuta e 47’) dhe Firmino (minuta e 74’), kurse te Trepça ’89 shënoi Ardian Muja në minutën e 59’.
Për befasinë e ditës së sotme u përkujdes skuadra e Ferizaj, e cila e mposhti si vendas Prishtinën, kështu duke ia shkaktuar humbjen e dytë me radhë.
Rezultatet finale të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Drita 5:1 Dukagjini
Llapi 2:1 Trepça ‘89