Bislimi në Varshavë flet për sulmet në faqen e KQZ-së, kërcënuan sigurinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Bislimi
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi para takimit në Varshavë në nivel të ministrave për çështje evropiane, organizuar nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të BE-së, ka thënë se gjatë zgjedhjeve përjetuam drejtpërdrejt kërcënim të sigurisë sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me homologë nga rajoni dhe Evropa, ku temë diskutimi në tryezë do të jetë kërcënimet e sulmeve hibride ndaj procesit të zgjerimit të BE-së dhe përballimi në mënyrë të përbashkët i sfidave që paraqiten.

“Ne patëm zgjedhjet javën e kaluar dhe përjetuam drejtpërdrejt këtë formë të kërcënimeve të sigurisë për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe në frekuencë shumë të sofistikuar të dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme shumë të sofistikuar për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”, tha ai.

Me ftesë nga Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Polonisë, Adam Szłapka, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në Varshavës, ku do të marrë pjesë bashkë me homologë në takimet dhe diskutimet të organizuara në kuadër të "Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian".

Në margjina të kësaj ngjarjeje dy ditore të organizuar nga Presidenca polake e Këshillit të BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete aleate, mike e partnere.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025