"Prime Travel" partner i ri "njëvjeçar" i Komitetit Olimpik të Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
"Prime Travel" partner i ri "njëvjeçar" i Komitetit Olimpik të Kosovës
New Project (83)
26/05/2026 - 17:10
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje sponsorizimi me agjencinë e njohur turistike "Prime Travel", duke siguruar një partner të fuqishëm në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike "LA28".

Kontrata njëvjeçare u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, dhe drejtori ekzekutiv i "Prime Travel", Fisnik Dragusha, në kuadër të Ligjit për Sponsorizim në fushën e sportit.

Të dyja palët e kanë vlerësuar lart këtë bashkëpunim, duke potencuar se përfituesit kryesorë do të jenë sportistët kosovarë.

Përmes kësaj mbështetjeje, atyre do t'u ofrohen kushte dhe lehtësime dukshëm më të mira për udhëtimet dhe angazhimet e tyre në arenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026