Prezantohet logoja zyrtare e Evropianit të Xhudos që mbahet në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
Xhudo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend.

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë, përcjellë KosovaPress.

Dederata e Xhudos sot ka prezantuar identitetin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndësishme. Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes - "Rei" - në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë - mikpritjen - dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e tri medaljeve të arta olimpike.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open", organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025