Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka theksuar se mos ndëshkimi i krimeve ndaj grave, duke përfshirë edhe dhunën seksuale po ndikon në inkurajimi e kryerjes së këtyre veprimeve. Ajo potencoi se me ndikimin e zhvillimeve politike, ekonomike dhe të sigurisë, gjendja e grave vetëm se po shkon duke u përkeqësuar.
Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Musar tha se edhe pas 25 vitesh prej se Këshilli i Sigurimit ka miratuar rezolutën 1325, nuk është parë progresi për të cilin është shpresuar lidhur me të drejtat dhe sigurinë e grave.
E para e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar theksoi se duhet kushtuar vëmendje e madhe pa ndëshkueshmërisë së krimeve ndaj grave, ngase sipas saj, mos marrja e dënimit të merituar po ndikon në shtimin e rasteve.
Ajo nënvizoi se drejtësia për mbijetueset e dhunës seksuale duhet të jetë prioritet global.
Ajo përmendi sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballen gratë në Siri, Ukrainë e Gaza, vende këto të cilat janë në gjendje lufte.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...