Presidenti i Federatës Botërore të Karatesë fajëson Kosovën për largim nga evropiani
Lexohet për: 2 min.
Karate
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i EKF dhe Federatës Botërore të Karatesë, Antonio Espinós, ka hedhur fajin te Kosova për mospjesëmarrjen e karateistëve kosovar në Kampionatin Evropian të Karatesë për senior që po mbahet në Spanjë.

Ai ka thënë se kishte punuar për të siguruar që atletët e Kosovës të mund të garonin në Kampionatin Evropian, por pretendoi se ata ishin urdhëruar nga qeveria e tyre të tërhiqeshin për shkak të situatës së flamurit.

“EKF bëri të pamundurën për të siguruar që atletët nga Kosova t’i kishin kushtet më të mira për të marrë pjesë në këtë kampionat që po mbahet në Guadalajara, ashtu siç bëmë me pjesën tjetër të 48 delegacioneve nga e gjithë Evropa që morën pjesë në turne këtë javë,”, tha ai për “insidethegames”.

“Mirëpo, nga përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës jemi informuar se ata ishin udhëzuar nga qeveria e tyre që të tërhiqnin pjesëmarrjen nga manifestimi, pasi kishin mbërritur këtu dhe tashmë ishin në Guadalajara me pjesën tjetër të delegacioneve pjesëmarrëse në kampionat. Ne e shohim përdorimin e sportit për axhenda politike si të papranueshme dhe shpresojmë që atletët të mund të ushtrojnë sportin e tyre pa asnjë formë të presionit politik nga qeveritë e tyre.", ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës ka thënë për KosovaPress se atyre iu është ofruar mundësia që të garojnë pa simbole shtetërore, gjë të cilën ata nuk e kanë pranuar dhe janë larguar nga gara.

https://kosovapress.com/gashi-spanja-ne-menyre-te-poshter-na-perjashtoi-nga-evropiani-i-karatese/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025