Learta Hollaj nga Presidenca e Kosovës ka thënë se presidentja Vjosa Osmani me nxjerrjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, e ka zbatuar atë që Kushtetuta e kërkon dhe se e ka kryer një detyrim kushtetues.
Hollaj, në reagimin e saj ndaj kritikave të bëra nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë edhe se, ‘’është turp’’ të akuzohet Osmani për ‘’verbërim pushtetit, monarki’’, dhe se, vetë Osmani është shprehur se e mirëpret dërgimin e dekreti në Kushtetuese, përcjell Express.
Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.
Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.