Kuvendi i Kosovës me 80 vota për i ka dhënë dritën e gjelbër Projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ky projektligj mori mbështetjen e të gjitha partive përfshirë edhe atyre opozitare.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia teksa falënderoi të gjithë deputetët për mbështetjen që i dhanë këtij projektligji u zotua se së shpejti qytetarët e Kosovës do të kenë sigurime shëndetësore.
Deputeti nga grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli kërkoi përkrahjen e deputetëve për këtë projektligj të cilin e konsideroi vital për reformimin e sistemit shëndetësor.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli shprehu mbështetjen e kësaj partie për projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se ky ligj nuk të trajtohet vetëm si një dokument në letër, por si themel i sigurisë shëndetësore por edhe dinjitetit të pacientit.
Ai tha se “do i japin një shans këtij ligji”, ani pse theksoi se ka shumë të meta.
Sa i përket kësaj kritike për mungesë, ministri Vitia tha se nuk ka qenë i ftuar në këtë takim.
Më pas ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga LDK, Armend Zemaj i cili tha se nuk janë konsultuar as profesionistët e as odat për këtë ligj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...