Dritë e gjelbër për Qendrën Emergjente, Vitia tregon për vazhdimin e punimeve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dritë e gjelbër për Qendrën Emergjente, Vitia tregon për vazhdimin e punimeve
arben vitia
10/04/2026 - 10:38
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur rruga për vazhdimin e punimeve në Qendrën Emergjente në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia bëri të ditur se pas një sërë sfidash me të cilat është përballur Ministria që e udhëheq, tashmë është siguruar “drita e gjelbër” për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm shëndetësor, raporton KosovaPress.

Ai njoftoi se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajve.

“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.

Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve.

Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka shkruar ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026