Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka ritheksuar se s’do të ketë diskutime politike për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë. Sipas tyre, e vetmja formë e diskutimit për vendimin për dinarin, mund të jetë për gjetjen e lehtësirave sesi komuniteti serb në Kosovë, të pranojë mjetet nga Serbia. Kategorik kundër diskutimit në Bruksel për rregulloren e BQK-së, janë edhe dy partitë opozitare, PDK dhe AAK.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se vetmja formë e trajtimit të rregullores së BQK-së, është gjetja e lehtësirave për hapjen e llogarive bankare për qytetarët e komitetit serb në Kosovë. Kusari-Lila po ashtu ritheksoi se vazhdimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga BE-ja është e pakuptimtë.
Tahiri kritikoi sërish kryeministrin Albin Kurti, për mosparaqitje në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që është mbajtur të enjten në Tiranë.
Ndërkaq, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se euro është valuta e vetme në Kosovë dhe se vendimi për ndalimin e dinarit serb në Kosovë nuk do të duhet të jetë pjesë e negociatave të Brukselit.
Ndërkaq, u bë e ditur që me 5 mars në mbahet një seancë e veçantë për nder të 26- vjetorit të Epopesë së UÇK-së./KosovaPress/