Prodhuesi gjerman i veturave sportive Porsche njoftoi se vitin e kaluar pari një rënie të fitimit prej 91 për qind. Më 2025 kjo kompani arkëtoi vetëm 310 milionë euro neto, ndërsa më 2024 kjo shifër ishte 3.6 miliardë
Për pasojë, janë bërë planifikime për të shkurtuar edhe me shumë vende pune.
Ky proces tani do të “forcohet edhe më tej” dhe do të përfshijë shkurtime të tjera të vendeve të punës, tha ai gjatë prezantimit të rezultateve të Porsche për vitin 2025 në Shtutgart.
Leiters nuk dha një numër të saktë se sa veta mund të mbesin pa punë por bëri me dije se për këtë gjë po bisedohet me të gjitha palët e përfshira.Porsche raportoi të mërkurën se fitimi neto ra ndjeshëm më 2025, pasi miliarda euro kosto të lidhura me një rikthim drejt modeleve me motor me djegie të brendshme ndikuan negativisht në të ardhura.
Por, kishte edhe arsye tjera pse kompania u përball me disa vështirësi gjatë vitit të kaluar. Këtu bën pjesë edhe ngadalësimi i shitjeve në Kinë dhe rritja e tarifave amerikane, të cilat shtuan kosto të konsiderueshme e po ashtu edhe kërkesa shumë më e ulër për modelet elektrike të Porsch.