Bashkimi Evropian është njëra nga zonat më të forta ekonomike në botë.
Zhvillimi, në masë të madhe, varet nga lëndët djegëse, të cilat pos ngrohjes dhe industrisë e sektorit energjetik, janë të domosdoshme edhe për transport. Kryesorja për këtë është nafta.
Prandaj, Unionit i duhet të importojë pothuajse të gjithë naftën bruto, deri në nivelin prej 97 për qind (sipas të dhënave të vitit 2024) nga një sërë vendesh, thuhet në shkrim shpjegues në faqen consilium.europa.eu ndërsa transmeton KosovaPress.
Pjesa e Rusisë në importet e naftës së BE-së u kompensua kryesisht nga rritja e importeve nga SHBA-ja, Norvegjia dhe Kazakistani.
Në fakt, këto vende ishin edhe tre partnerët kryesorë të importit të BE-së në vitin 2025. SHBA e para me 14.6 %, ndërsa Kazakistani e Norvegjia me nga 12.8. Pastaj vinin Libia, me mbi 9 %, e ndjekur nga Arabia Saudite me 6.8 %, Nigeria dhe Iraku (secili me 5.8%) ndërsa rreth 7 % e importeve të naftës së BE-së në vitin 2025 erdhën nga vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC): Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.