Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë në Botërorin “Katar 2022”
Lexohet për: 2 min.
6-Polonia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Polonisë nuk do ta luajë ndeshjen e fazës kualifikuese të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” kundër Rusisë, për shkak të sulmeve ushtarake të kësaj të fundit drejt Ukrainës, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë.

Të dy këto kombëtare do të përballen më 24 mars, ku ndeshja është paraparë të zhvillohet në Moskë, ku më pas fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me fituesin mes Suedisë dhe Republikës së Çekisë, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, për shkak të ndërhyrjes së agresorit rus në shtetin e Ukrainës, Polonia është duke refuzuar që të zhvillojë ndeshjen kundër Rusisë.

“S’ka më fjalë, koha për vepra! Për shkak të eskalimit të situatës nga Federata e Rusisë drejt Ukrainës, Kombëtarja e Polonisë nuk ka për qëllim që të luajë ndeshjen eliminatore mes Polonisë dhe Rusisë. Ky është vendimi i vetëm më i mirë. Ne jemi në bisedime me Federatat e Sudisë dhe Republikës së Çekisë që të ndajmë të njëjtin qëndrim te FIFA”, tha Cezary Kulesza, presidenti i Federatë së Futbollit të Polonisë.

Po ashtu, krahas këtij vendimi të Kulesza ka shprehu përkrahje edhe ylli polak Robert Lewandowski, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” tregoi që nuk dëshiron të luajë kundër Rusisë.

Postimin e Lewandowskit dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Polonisë e gjeni më poshtë.

Postimi i Cezary Kulesza

https://twitter.com/Czarek_Kulesza/status/1497489152434061315

Postimi i Robert Lewandowskit

https://twitter.com/lewy_official/status/1497500343726452744
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025