Policia thotë se procesi zgjedhor në veri ishte i qetë, po merret me Qendrën e votimit në shkollën “Sveti Sava
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia thotë se procesi zgjedhor në veri ishte i qetë, po merret me Qendrën e votimit në shkollën “Sveti Sava
polici foto pas ores
07/06/2026 - 21:07
Linku u kopjua

Shefi i Planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, tha për KosovaPress se gjatë gjithë ditës procesi zgjedhor në komunat veriore është zhvilluar pa incidente serioze dhe në një situatë të qetë.

Sipas tij, përveç dy informatave të pranuara në përfundim të procesit të votimit, nuk janë evidentuar probleme që do të cenonin mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Parimisht mund të themi se gjatë gjithë ditës ka mbretëruar një situatë e qetë, gjithçka ka qenë në rregull. Përjashtimisht në përfundim të mbylljes, do të thotë para se të mbyllen qendrat e votimit, i kemi dy informata: njëra në Zubin Potok dhe një aktualisht jemi duke u marrë me të. Në Zubin Potok nuk ka pasur diçka dyshim, nuk ka elemente të veprës penale, kështu që janë liruar, do të thotë, nga ky informacion. Kështu që aktualisht jemi duke u marrë me një informatë që është paraqitur para pak kohe, te qendra e votimit në shkollën ‘Sveti Sava’”, tha Baliqi.

Ai njoftoi se gjatë ditës nuk ka pasur raportime për parregullsi apo incidente nga qytetarët në komunat veriore.

“Në komunat veriore nuk kemi pasur asnjë rast të tillë. Do të thotë, nuk kemi pasur raportime nga qytetarët apo nga dikush tjetër. Po, siç e thashë edhe më herët, ka qenë e qetë, çdo gjë ka qenë në rregull, nuk kemi pasur ndonjë telashe apo ndonjë problem”, u shpreh Baliqi.

Policia e Kosovës pritet të japë detaje shtesë lidhur me informacionin e raportuar në qendrën e votimit në shkollën “Sveti Sava”, pasi të përfundojnë verifikimet në terren.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026