Policia sekuestron mbi 400 gramë marihuanë, armë automatike dhe 9 mijë euro në Kaçanik
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia sekuestron mbi 400 gramë marihuanë, armë automatike dhe 9 mijë euro në Kaçanik
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
07/07/2026 - 10:23
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve, armë dhe para gjatë një kontrolli të zhvilluar në një shtëpi në Kaçanik, transmeton KosovaPress.

Sipas raportit policor, gjatë bastisjes janë konfiskuar 401.9 gramë marihuanë, një armë automatike AK-47, pesë karikatorë me 109 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 29 fishekë, si dhe 9.050 euro.

Rasti është iniciuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëve.

Për rastin nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026