Policia në Shqipëri arreston katër persona nga Kosova për trafikim armësh
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Shqipërisë bën të ditur se të premten i ka arrestuar katër persona në një fshat të Tiranës, të cilët dyshohen për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova. Në një njoftim, policia ka thwnw se të gjithë të arrestuarit, të moshës 20-28 vjeçe, janë banorë nga Kosova.

Gjatë një aksioni policor në vendparkimin e një terminali autobusësh në periferi të Tiranës, policia gjeti dhe sekuestroi një çantë me armë dhe municion.

Sipas policisë, një 28-vjeçar me inicialet B.K dyshohet se kishte futur në një autobus që vinte nga Kosova drejt Shqipërisë një çantë brenda së cilës u gjetën 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Policia shqiptare në një video të publikuar në Facebook, shfaq momentin e arrestimit të të dyshuarve, si dhe armët e sekuestruara gjatë aksionit.

Sipas Policisë, pas hetimit, erdhi në përfundim se armët po trafikoheshin me qëllim për t’u shitur në vlerat “1.500-3.000 euro”.

“Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një automjet dhe pesë celularë”, bën të ditur Policia e Shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024